E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta e PD-së, politologu: Opozita nuk krijon besim tek qytetarët

Politologu Ermal Hasimja në një lidhje me skype në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus deklaroi se qytetarët nuk besojnë tek premtimet e opozitës për të ndryshuar vendin.

Hasimja e quajti protestën e sotme një përpjekje më shumë, por jo e jashtëzakonshme.

Politologu theksoi se opozita ka shumë kauza që mund t’i përdorë, por i mungon fryma opozitare.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si e patë organizimin e protestës së opozitës?

Hasimja: Një përpjekje më ndryshe, por asgjë e jashtëzakonshme. Opozita po përpiqet të gjejë ide të reja për të tërhequr vëmendje, por kaq. Duhet të gjejnë ide më kreative. Nuk besoj se është thjeshtë tek ideja, por një këshillë për opozitën. Në vend që të bllokojnë rrugët e qytetarëve të bllokojnë gjërat e tjera. Nuk mendoj se kryesia e PS është ndjerë e keqardhur nga protesta e sotme. Këto janë protesta që nuk kanë lidhje me mosbindjen civile. Mosbindje civile nënkupton bllokim institucionesh, vendim për të mos paguar taksat etj. Mosbindja civile ende nuk ka ndodhur në vendin tonë. Imagjinoni tani që nesër opozita bën thirrje të mos paguajnë taksa qytetarët, kjo do të ishte një mosbindje civile.

Nuk janë kauzat e elektoralit shqiptarë. Lirimi i Berishës dhe Salianjit nuk tërheq asnjë, e aq më pak ajo e Metës. Opozita kauzat e vetat i ka më të forta dhe më të mira se sa kurrë. Shqipëria është nga vendet më të korruptuara, ose më i korruptuari, mijëra shqiptarë që ikin, largohen nga vendi. Pra, problemet ekzistojnë.

Nga ana tjetër edhe opozita ka problemet e veta. Problemin e ka se nuk arrit dot të bind njerëzit se do të ndryshojë vendin. Nuk ndryshon dot nëse nuk ke një energjie opozitare, jo thjeshtë mbështetësit  e PD-së. Nuk e kemi këtë energji dhe frymë. Njerëzit janë mosbesues ndaj politikës. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›