Protesta e banorëve të Kukësit, pas nënstacionit bllokojnë aksin e kombit
Kukës- Kanë vijuar edhe sot protestat e banorëve të Kukësit, të cilët kanë sulmuar sërish nënstacionin elektrik të qytetit ku dhe janë përleshur me punonjësit pasi kanë tentuar të hyjnë në amjentet e brendshme të tij me dhunë.
Banorët e Kukësit janë të zemëruar për ndërprerjet e energjisë elektrike, ndërkohë që për rreth 30 minuta i gjithë qyteti i Kukësit ishte pa energji, pasi kompania ndërpreu energjinë në nënstacion, për arsye sigurie.
Sipas kompanisë CEZ, protestuesit janë debitorë, pasi nuk kanë paguar faturat e energjisë dhe për këtë arsye u është ndërprerë furnizimi.
Ndërkohë që pasi janë larguar nga ambjentet e nënstacionit mësohet se ato kanë bllokuar rrugën Kukës-Morinë. Jan rreth 200 banorë që protestojnë për ndërprerjen e energjisë elektrike.
Në qytetin verilindor energjia është ndërprerë në orën 19 në disa familje, sipas CEZ, ndërkohë që më pas është ndërprerë në të gjithë qytetin për të shmangur incidentet në nënstacionin elektrik.
/IDEA/