E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e dhunshme/ Shëndetësia: 4 të lënduar në spital. Pesë të tjerë janë larguar pasi kanë marrë mjekim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së sotme:

*Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar:

– 7 protestues. Njëri prej të cilëve i lënduar në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve. Jashtë rrezikut për jetën.
– 2 përfaqësues të medias.

Aktualisht, 5 të lënduar kanë lënë spitalin, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Ndërsa 4 protestues po vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur:

– Një protestues
– Një efektiv policie

Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin.

Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur:

– 2 efektivë policie, të lënduar në sy, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm.

Të lënduarit kanë lënë ambientet e poliklinikës, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›