E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e dhunshme e studentëve në Tiranë, reagon Avokati i Popullit: Nisi hetimi mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë tubimit

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me përplasjet e dhunshme gjatë protestës së ditës së sotme në Tiranë.

Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme.

“Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.

Grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar. Po verifikohet nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor.

Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›