E Martë, 3 Nëntor 2026

Protesta e dhunshme para bashkisë Tiranë, arrestohen dy qytetarët e shpallur në kërkim

Dy persona të shpallur në kërkim nga policia në lidhje me protestën së opozitës javën e kaluar para bashkisë Tiranë, janë arrestuar nga efektivët.

Ata akuzohen për hedhjen e molotovëve. Kujtojmë se policia ka kryer disa arrestime për episodet e dhunshme ne protestë, ndëra sot po mbahet protesta e radhës e katërt.

Ashtu sikur se është bërë e udhës, edhe sot në protestë u shënuan episode me hedhje molotovi dhe tymues para bashkisë./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›