E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta e fermerëve grekë bllokon sërish aksin Kakavijë-Janinë, lejohet vetëm kalimi i automjeteve që do të kenë emergjenca shëndetësore

Sot, për të katërtën ditë radhazi, aksi Kakavijë-Janinë do të bllokohet për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se aksi do të bllokohet nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke),.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›