E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e ish-te perndjekurve

Ish-të përndjekurit politikë tentuan të organizojnë një protestë paraditen e së enjtes, pak minuta pasi në Tiranë kishte mbërritur sekretarja Clinton.

Protesta kishte për synim të tërhiqte vëmendjen e zyrtares së lartë amerikane në lidhje me problemet që ish-të përndjekurit politikë në Shqipëri po kalojnë.

Në fillim një grup ish-të burgosurish u tubuan në oborrin e Institutit të të Përndjekurve, por policia i pengoi ata që të lëviznin prej andej, duke i shoqëruar në komisariate.

Pas disa orëve qëndrim në komisariatin numër një, ish-të përndjekurit janë lënë të lirë pas orës 15:30, pasi kishte përfunduar vizita e zonjës Clinton.

Ish-të përndjekurit paralajmëruan se do t’i drejtohen Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtave të tyre. Turi i Clinton
Nga Baker te Hillary Clinton
Rama: Vizita dhe fjalimi i Clinton, inkurajues
Clinton: Kroacia, shembull i stabilitetit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›