E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e katërt në Prishtinë kundër vendimit të Hagës, qytetarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur në qendër të Prishtinës, në ditën e katërt të protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Tubimi po zhvillohet në sheshet e kryeqytetit, ku qytetarët kanë dalë me flamuj dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protestat vijojnë prej katër ditësh, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër vendimit të dhënë në Hagë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›