E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e ‘Agimit të Artë’, pezullon punën në pikën doganore të Kapshticës

KAPASHTICË- Përfaqësues të “Agimit të Artë’ janë tubuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kapshticës (në pjesën e tokës greke) në një protestë të pazakontë.

Lajmi konfirmohet për News24, nga drejtori i kufirit, Ylber Zyberi. Forca të shumta policore po monitorojë situatën në të dy anët e kufirit, për të shmangur një incident të mundshëm.

Drejtori i kufirit Ylber Zyberi bën me dije se për shkak të protestës është bllokuar puna në pikën kufitare të Kapshticës, dhe asnjë qytetar shqiptar nuk lejohet për të kaluar në tokën greke, me qëllim shmangien e një përplasjeje të mundshme.

Ende nuk dihen shkaqet e protestës, ndërkohë që nuk raportohen incidente. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›