E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e opozitës, 52 të shoqëruar nga Policia e Tiranës! 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

Mbrëmjen e 20 shkurtit, protesta e opozitës në kryeqytet përfundoi me tensione dhe përplasje me forcat e rendit.

Policia e Tiranës njoftoi se pas protestës janë shoqëruar gjithsej 52 persona, prej të cilëve 17 u arrestuan, ndërsa 35 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Pas përfundimit të fjalimeve, turma u përplas me policinë pranë Kryeministrisë, ku disa protestues hodhën koktej molotov drejt godinës.

Forcat e rendit reaguan me gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. Më pas, protesta u zhvendos drejt Kuvendit, ku u përsëritën skenat e dhunës me hedhje molotovësh dhe ndërhyrje të policisë.

Si pasojë e përplasjeve pati disa të lënduar, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Kujtojmë se policia nuk e kishte aprovuar zhvillimin e kësaj proteste për shkak të dhunës së ushtruar më parë dhe informacioneve se i njëjti skenar do të përsëritej përsëri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›