Protesta e opozitës/ Molotovë pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë

Pas mbarimit të fjalës së kreut të PD Sali Berisha, protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të kryeministrisë.
Policia bëri të mundur shpërndarjen e protestuesve me ujë, teksa bën thirrje që të largojnë fëmijët nga protesta.
Opozita zhvillon këtë të enjte, 20 shkurt, protestën e radhës kombëtare. Tubimi mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara kryeministrisë.