E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protesta e opozitës/ U arrestua për bllokimin e rrugëve, gjykata vendos “arrest shtëpiak” për protestuesin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për protestuesin e dytë të arrestuar për bllokimin e rrugëve gjatë protestës së zhvilluar nga opozita.

Sokol Ndoj u ndalua në protestën e 26 nëntorit. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë me argumentin se i riu duhet të qëndrojë në këtë masë pasi rezulton të ketë edhe dy precedent të ngjashëm nga protestat e kaluara. Ndërsa të enjten kujtojmë se u lirua me “detyrim paraqitje”, Ilir Ahmedani.

/abcnews.al/

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›