E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët amerikanë

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Pak orë para nisjes së protestës së opozitës në kryeqytet, Ambasada e SHBA-së në Tiranë u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin demonstratën.

“Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjithashtu ambasada e SHBA-së në Tiranë orienton qytetarët amerikanë për veprimet që duhet të ndërmarrin.

“Monitoroni mediet lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftim.

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›