Protesta e opozitës, një i arrestuar dhe 9 në kërkim, akuzat që rëndojnë mbi ta

Një ditë pas protestës së opozitës, policia ka nisur arrestimet dhe procedimet ndaj protestuesve nën akuzë për akte dhune.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, njofton se 1 person është arrestuar, 3 po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim dhe mosbindje të Policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Opozita organizoi të hënën, 7 tetor, protestën kombëtare kundër qeverisë, ku nuk munguan as incidentet. Protestuesit hodhën molotov, ndërsa thyen edhe banerat e reklamave në stacionet e autobusëve./vizionplus.tv