E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Protesta është e popullit", studentja: Jemi në shesh për të shprehur pakënaqësitë tona

Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana, ka komentuar pjesëmarrjen dhe frymën e protestës studentore, duke theksuar se protesta i përket popullit dhe jo forcave politike.

Dedej gjatë fjalës së saj, theksoi se në Shqipëri ekziston një mosbesim i madh publik jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës. Ajo sqaroi se studentët nuk janë me asnjë parti, por dalin për pakënaqësitë e tyre, ndaj kërkoi që deputetët që kanë përgjegjësi për gjendjen e vendit të mos përfitojnë nga sheshi, në mënyrë që protesta të ruajë karakterin e saj të pastër.

 “E para, protesta nuk është e jona, protesta është e popullit. Dua ta nis njëherë duke bërë një deklaratë personale që unë realisht falënderoj çdo individ që ka ardhur në protestë, qoftë apo jo i Partisë Demokratike. Falenderoj dhe selinë e PD-së që është hapur, që protestuesit, duke përfshirë këtu dhe shoqërinë time, janë futur aty dhe janë shpëtuar edhe nga gazi lotsjellës, nga dhuna policore, nga shumë gjëra që mund të kishin ndodhur, dhe për ata që kanë ofruar ndihmë ligjore për protestuesit.

Mirëpo duhet kuptuar që në kontekstin e Shqipërisë, të paktën, ka një mosbesim aq të madh kundrejt qeverisë sa që dhe Partia Demokratike duhet t’i adresojë këto mosbesime që kanë ndodhur për shkak të saj para se të vijë në protestë, sepse patjetër që do të ketë kështu lloj përplasjesh, sepse këto përplasje do të ekzistojnë gjithmonë. Nuk mundesh që t’ia bindësh çdo protestuesi dhe çdo studenti që është aty që ju jeni atje me një qëllim të mirë. Patjetër që ne i vlerësojmë, unë i vlerësoj gjithë përpjekjet që janë bërë, edhe gjithë ndihmat që janë dhënë.

Mirëpo vlen që të përmendet fakti që shumë nga deputetët dhe shumë nga simpatizantët mund të kenë gjëra të tyre personale, të cilat nuk mund t’u thuash protestuesve që mos t’i adresojnë, dhe vlen dhe të thuhet që ka gjëra që, në qoftë se hap qoftë një, ku është ngërçi, është te korrupsioni që ka qenë pjesë e gjithë parlamentit, nuk ka qenë pjesë vetëm e Partisë Socialiste, pra që përfaqëson edhe PD-në.

Neve nuk jemi partizanë të duarve të huaja.Jemi në shesh për të shprehur pakënaqësitë tona.

Këto deklarata që ndodhin nga Partia Demokratike thjesht na fusin ne në rrezikun për të qenë në sytë e popullit protestues që dalin të paguar ose dalin për shkak se duan që të mbështesin opozitën, gjë që nuk e bën më karakterin e protestës të pastër.

Ne kur themi që të ikin deputetët, nuk po themi që të ikin demokratët. Ne po themi që të ikin ata që kanë lejuar në një farë mënyre, që kanë çuar në gjendjen e Shqipërisë kështu, nuk mund të mirëpriten me krahë të hapur nga sheshi”, u shpreh studentja.

Lajme të Sugjeruara

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

E rëndë në Krumë të Hasit! Përmbyset mjeti sportiv, ndërron jetë 46-vjeçari nga Kosova, plagoset i vëllai

E rëndë në Krumë të Hasit! Përmbyset mjeti sportiv, ndërron jetë 46-vjeçari nga Kosova, plagoset i vëllai

“Arsyet e protestës janë aty”, Hasimja: Edhe nëse ky tubim shuhet tani pas disa muajsh rikthehet sërish

“Arsyet e protestës janë aty”, Hasimja: Edhe nëse ky tubim shuhet tani pas disa muajsh rikthehet sërish

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›