E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta kundër takimit të G20-tës në Londër

Në Londër, demonstruesit që protestojnë  kundër takimit të G-20ës, thyen xhamat e dritareve dhe hynë për disa minuta në ndërtesën e Bankës Mbretërore të Skocisë, tashmë e falimentuar, para se policia të ndërhynte dhe t'i nxirrte së andejmi.

Protestuesit u përpoqën gjithashtu të hynin edhe në Bankën e Anglisë.  Mijëra demonstrues janë mbledhur në distriktin e biznesit të qytetit, për atë që organizatorët e quajnë "Dita e Gënjeshtrave të Financave”.

Autoritetet e përshkruajnë protestuesti si anarkistë dhe anti kapitalistë.    (ze)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›