E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protesta kundër vizitës së Bashës, Kapllanaj: 20 veta, janë detyruar nga telefonata e Berishës mbrëmë në orën 23

Kreu i PD në Fier, Agron Kapllanaj, tregoi se, sipas tij, protesta jashtë takimit që po zhvillon kreu i PD Lulzim Basha, me demokratët në Fier, është detyruar nga Sali Berisha. Sipas tij, mbrëmë Berisha ka marrë në telefon ish-kreun e PD dhe e ka urdhëruar për protestë.

“Mbrëmë në orën 11 të natës, Berisha e ka marrë ish kryetarin e PD në Fier dhe i ka thënë do i nxjerrësh se s’bën. Ata që janë atje jashtë, ata 20 veta, ishin të turpëruar, sepse nuk duan të jenë aty, por janë të detyruar. Por për mua, Berisha i përket të shkuarës dhe ne nuk duhet të flasim më për të. Unë kam vendosur të shoh para që PD të vijë në pushtet”, tha Kapllanaj. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›