Protesta me molotov e Berishës para Kryeministrisë, 4 në pranga! Nis hetimi për 6 të tjerë

Katër persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë.]
- Protestë aspak kombëtare, pjesëmarrja e ulët në bulevard!
- Tiranë – Një ditë pas protestës së organizuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha para Kryeministrisë, Policia ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, teksa në gjendje të lirë do të hetohen 6 persona.
Në fund të fjalimit të Berishës, ky ku i fundit premtoi betejë deri në largimin e kryeministrit, protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të derës së Kryeministrisë duke ndezur ambientet e jashtme të godinës.
Nga shpërthimi i molotovit 2 dy punonjës të Policisë u lënduan, por edhe një simpatizant i opozitës u përfshi nga flakët e lëndës ndezëse.
- Megjithatë pavarësisht kaosit të shkaktuar protesta dy orëshe e opozitës, e cilësuar edhe kombëtare prej saj, nuk arriti as këtë herë të mbushte bulervardin e kryeqytetit.
Berisha nuk arriti të bindë as demokratët e as qytetarët t’I bashkohen masivisht në shesh. Pjesëmarrja në protestën ‘Kombëtare’ ishte dicka më shumë se përmasat e foltoreve të tij të zakonshme.