Protesta në Bulevard/ Pamje me dron nga ABC News, situata e qetë

Sondazh
Loading ...
schedule13:19 - 31 Tetor, 2026
Kreu i opozitës, Sali Berisha ka thirrur këtë të shtunë, 31 tetori, protestën e dytë kombëtare, e cila në mënyrë rastësore ose jo… përkon me protestat e organizuara nga ANTIFA në disa shtete të Europës.
Grupi i xhirimeve të ABC News, sjell pamje me dron nga protesta që po zhvillohet në Tiranë. Deri më tani shihet një grup protestuesit, mes tyre deputetë të PD dhe simpatizantë demokratë të mbledhur para godinës së Kryeministrisë.
Një grup tjetër është zhvendosur në godinën para Ministrisë së Arsimit, ku gazetarët në terren raportojnë se deri më tani, ora 13:00, situata është e qetë pa tensione, apo akte dhune.
Në terren ndodhen edhe forcat e rendit për mbarëvajtjen e protestës dhe sigurinë e qytetarëve/ kalimtarëve.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

