E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Fier, Rama: Hap kutitë ose largohu gënjeshtar

 Fier, 18 dhjetor NOA Opozita ka vijuar sot protestat nwn sloganin hap kutitë ose largohu në qytetin e Fierit. Hap kuti ose largohu o gënjeshtar, në ato kuti fshihet vendimi i Shqiptarëve për një politikë të re ka deklaruar gjatë fjalës së tij kreu i opozitës, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama numëroi problemet që ka sjellë kriza ekonomike në vend. Rama deklaroi se qytetarët nuk mund të festojnë festat e fundvitit për shkak të krizës në të cilën ndodhen. Vitit 2010 do të jetë vitit i shpërthimit të krizës në familjet shqiptare megjithëse ne e paralajmëruam më parë dhe i bëmë thirrje Sali Berishës të merrte masa, nuk e dëgjoi këmbanën tonë dhe as të FMN-së, e fshehu krizën dhe e thelloi. E la vendin në një rënie të lirë për hesap të pushtetit të tij tha Rama. Sa herë e paralajmëruam, Sali Berishën për kohesh të merrte masa kundër krizës për të mbrojtur popullin. Ne e paralajmëruam më parë dhe i bëmë thirrje Sali Berishës të merrte masa, nuk e dëgjoi këmbanën tonë dhe as të FMN-së, e fshehu krizën dhe e thelloi. E la vendin në një rënie të lirë për hesap të pushtetit të tij tha Rama. Hap kutitë ose largohu këtë krizë e solle ti, Sali Berisha dhe nuk do ta paguajë një popull tërë. Protesta për hapjen e kutive është vullneti ynë për ti dhënë fund krizës së demokracisë dhe ekonomisë. Ky është pushteti i pa të ardhme i biznesmenit Berisha, ndaj hap kutitë ose largohu Sali Berisha tha kreu i PS-së. k.k/NOA  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›