Protesta në Kazakistan, mbi 5 mijë të arrestuar

Një javë pasi shpërthyen trazirat në Kazakistan për rritjen e çmimit të karburantit që çuan në më shumë se 5,000 arrestime në përleshje të dhunshme me policinë në të gjithë vendin, një grup protestuesish dolën në sheshin e qytetin Zhanaozen në rajonin Mangystau, në jug-lindje të qytetit Aktau dhe protestuan paqësisht.
Në total, 5,135 persona janë arrestuar për t’u marrë në pyetje si pjesë e 125 hetimeve të veçanta për trazirat, sipas ministrisë së brendshme, u cituan të kenë thënë autoritetet kazake të dielën.Vendi i pasur me energji me rreth 19 milionë banorë është tronditur nga një javë trazirash me dhjetëra të vrarë.
Rritjet e çmimit të karburantit shkaktuan trazira një javë më parë në zonat provinciale perëndimore, por ato arritën shpejt në qytete të mëdha, duke përfshirë qendrën ekonomike Almaty, ku shpërthyen trazirat dhe policia hapi zjarr duke përdorur plumba ndaj protestuesve.
Ministria e Brendshme, e cituar të dielën nga media lokale, tha se vlerësimet fillestare tregojnë se dëmi i pronës është rreth 175 milionë euro (198 milionë dollarë). Më shumë se 100 biznese dhe banka u sulmuan dhe plaçkitën dhe më shumë se 400 automjete u shkatërruan, citohet të ketë thënë ministria. “Sot situata është stabilizuar në të gjitha rajonet e vendit,” tha Ministri i Brendshëm Erlan Turgumbayev, duke shtuar megjithatë se “operacioni kundër terrorizmit po vazhdon në një përpjekje për të rivendosur rendin në vend”. Një qetësi relative u duk se po kthehej në Almaty, me policinë që ndonjëherë qëllonte në ajër për të ndaluar njerëzit që i afroheshin sheshit qendror të qytetit, tha të shtunën një korrespondent i AFP.