E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

Tension para nisjes së protestës në Prishtinë. Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, kërkesë që ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve.

Protesta duket se ka nisur më herët nga ora 12:00 kur ishte parashikuar, ndërsa mijëra qytetarë kanë vërshuar në rrugë.

Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tubimi zhvillohet në sheshet e Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës.

Policia më herët u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të tregojnë maturi, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë sigurinë publike.

Për shkak të protestës, autoritetet kanë paralajmëruar edhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë të Prishtinës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›