Protesta në Stamboll, policiapërleshet me protestuesit
Të tjera rreth shkrimit /VIDEO VIDEO/ "Polici qëllon në kokë të riun" Erdogan: Nuk do të gjunjëzohemi
STAMBOLL - Policia turke ka hyrë në Sheshin Taksim të Stambollit, e cila ka qenë e pushtuar nga protestuesit anti-qeveritare për afro dy javë. Ata hodhën gaz lotsjellës dhe plumba gome, duke bërë që shumë prej protestuesve të largohen nga sheshi në parkun Gezi, ku shumica kanë ngritur çadra.
Disa aktivistë u përgjigjën duke hedhur fishekzjarre, bomba zjarri dhe gurë ndaj policisë. Protestuesit akuzojnë qeverinë e Erdoganit se po bëhet gjithnjë e më autoritare duke u përpjekur për të imponuar vlerat konservatore islame në një shtet laik.
Ndërkohë kryeministri turk ka rënë dakord të takohet me organizatorët e protestës të mërkurën për të dëgjuar opinionet e tyre. Më herët, Erdogan denoncoi protestuesit në Parkun Gezi të Stambollit si vandalë dhe përjashtoi kategorikisht mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Protestat në sheshin Taksim kanë hyrë në ditën e 12-të të tyre, ku në fillim ishin paqësore dhe nisën si çështje lokale kundër prerjes së pemëve në të vetmen hapësirë të gjelbër në qendër të Stambollit.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)