Protesta në ditën e tetë/ Punonjësit e Universiteteve dhe të rinjtë zhvendosen te Ministria e Arsimit

Protesta e Punonjësve të Universiteteve dhe të rinjve është zhvendosur nga Bulevardi përballë Kryeministrisë te Ministria e Arsimit.
Në ditën e tetë të protestave studentore vijohet të kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama, teksa thirrjes së tij për dialog i janë përgjigjur duke hedhur karriget e vendosura para kryeministrisë. Te Ministria e Arsimit është krijuar dhe kordoni i policisë, ndërkohë që të rinjtë iu kanë hedhur molto përpara.
Protestuesit kanë kërkuar edhe lirimin e të arrestuarve të 8 ditëve protestë. Një pjesë e protestuesve i kanë kërkuar policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve.