E Martë, 3 Nëntor 2026

Protesta para Bashkisë së Tiranës, qytetarët gjuajnë me mollë dhe portokalle drejt institucionit

Ditën e sotme qytetarët janë mbledhur sërish për të protestuar para Bashkisë së Tiranës, teksa nuk kanë munguar incidentet.

Ata kanë hedhur në drejtim të bashkisë mollë dhe portokalle.

Ndërkohë, dera kryesore e bashkisë është ‘blinduar’, duke u vendosur disa përforcues, për t’i paraprirë çdo situate të mundshme, nëse protestuesit tentojnë që të hyjnë brenda.

Ashtu si në protestat e kaluara, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë.

Policia e Shtetit njoftoi pasditen e djeshme se sot në orën 09:45 do të ketë një bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin pranë Bashkisë Tiranë. Gjithashtu, Policia u bëri thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›