E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Protesta, pjesë e axhendës politike”, Avokati Karaj: Absurde, qytetarët nuk duhet të çohen për interesat personal të Berishës

Ndërkohë që opozita po vijon me protestën e saj, ku ka bllokuar disa nga akset kryesore të vendit, avokati Romeo Karaj e ka cilësuar pjesë të axhendës politike.

Ai ka theksuar në një lidhje me Skype për ABC News se është e turpshme se si pazari politik po e mban me zor në këmbë Sali Berishën.

Sipas avokatit, njerëzit nuk duhen të çohen në protestë për interesat personal të Berishës.

“Kjo protestë është pjesë e axhendës politike dhe asgjë më tepër. Kjo protestë është me kosto të madhe për qytetarët.

Njeriu kryesore i kësaj proteste është pikërisht Sali Berisha. Kjo është pjesë e një axhende politike dhe nuk lidhje me protestat. Është e turpshme dhe e mjerueshme që sistemi politik apo pazari politik po e mban me zor në këmbë Sali Berishën. Ky është shkaku kryesor që ne kemi këtë agjendë dhe këtë PD.

Qëllimi është të krijojë trazira dhe të pengojë ambulancat. Njerëzit mund të çohen në protesta për qeverinë, por jemi në një arsye absurde, sepse po çohen në protestë për një person dhe lirinë e tij. Në këtë mënyrë kurrë nuk do të ndërtojmë shtet, duhet të reagojmë. Policët duhet të bëjnë kallëzime personale, nëse institucionet nuk i mbrojnë. Duhet të marri fund kjo katrahurë se do Berisha të vijë në pushtet”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›