E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta te Parlamenti, lëndohen 4 punonjës policie të forcave “Shqiponja” dhe Patrullës së Përgjithshme

Katër efektivë policie kanë mbetur të lënduar pas protestës së sotme para Parlamentit, ku pati dhe përplasje me protestuesit. Duke iu referuar burimeve nga policia, gazetarja Flutura Tota raportoi për RTSH se të lënduar kanë mbetur 4 punonjës policie të Forcës së Posaçme Shqiponjat dhe të Patrullës së Përgjithshme.

Pas përplasjeve te Parlamenti, policia shoqëroi disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj. Protestuesit rrethuan Parlamentin gjatë kohës që zhvilloi seanca plenare duke hedhur parulla kundër kryeministrit dhe deputetëve.

Më pas ata qëlluan me vezë automjetet e policisë dhe deputetëve duke tentuar të çajnë dhe kordonin e policisë, por nuk u lejuan. Pas shoqërimit të protestuesve, pjesa tjetër shkuan pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë duke kërkuar lirimin e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›