E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protesta të dhunshme në Gjermani, sulmohet stacioni i policisë

E shtuna u shpall nga radikalët e majtë të Lajpcigut në Gjermani  “Dita X” në shenjë solidariteti me ekstremisten e dënuar Lina E.

Edhe pse kjo u ndalua  me vendim gjykate  përsëri ka patur trazira.

Persona të maskuar sulmuan një stacion policie të qytetit, duke detyruar forcat e rendit të përdornin gazin lotsjellës. Disa punonjës policie si dhe  një gazetar u plagosën, ndërsa 3 arrestime u kryen mëngjesin e kësaj të shtune.

“Dita X” u thirr në shenjë solidariteti me studenten si dhe tre persona të tjerë, të cilët u shpallën fajtorë pas akuzave për krijimin e një organizate kriminale dhe kryerjen e gjashtë sulmeve ndaj neonazistëve, një rast ky i pazakontë dhune ekstremizmi të majtë në Gjermani.

Rasti shkaktoi tensione të mëdha politike në Lajpcig, qytetin e lindjes së studentes.

Protestuesit thanë se e reja akuzohet si terroriste e majtë, duke u kthyer në kokë turku si për mediat dhe për autoritetet. Shumë njerëz ankohen se sistemi i drejtësisë është i butë me neonazistët.

Bashkia e kishte ndaluar më parë demonstratën e “Ditës X”, me argumentin se ekzistonte rreziku i një përplasjeje të dhunshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›