E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

Në mbyllje të emisionit të sotëm të “Opininon”, gazetari Blendi Fevziu e pyeti deputetin e PS Arbjan Mazniku nëse është gati mazhoranca për të shkuar në zgjedhje e parakohshme dhe se cila është zgjedhja politike në këtë moment.

Sipas Maznikut, rruga e vetme për zgjidhjen e situatës politike është respektimi i Kushtetutës dhe procesi i rregullt zgjedhor, duke hedhur poshtë idenë e krijimit të zgjidhjeve jashtë institucioneve apo përmes dhunës.

“Atëherë, pyetja e parë për sa i përket përgjigjes politike, padyshim që ka një zgjidhje politike. Dhe zgjidhja politike bazohet sërish në atë element që lexova në fillim, që është Kushtetuta e Republikës. Është sepse e vetmja mënyrë se si ne mund të kemi zgjedhje politike dhe zgjidhje politike është përmes mjeteve politike, dhe mjetet politike janë zgjedhjet.

Dhe këtu çdo lloj njeriu mund të mos i pëlqejë Kryeministria, është në të drejtën e vet të mos i pëlqejë Kryeministria. Dhe zgjidhja për këtë punë është të bëjë një forcë politike, të dalë në zgjedhje, të marrë më shumë vota se Kryeministri. Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila drejtohet nga Edi Rama, me drejtimin e Edi Ramës ka marrë një mandat nga qytetarët e Shqipërisë dhe është e angazhuar për këtë.Kushtetuta e Shqipërisë e ka të zgjidhur me mekanizma demokratikë se si zgjidhet, me politikë.”

Mazniku theksoi se mazhoranca mbetet e hapur për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe për t’i adresuar ato, por pushteti dhe rrotacioni politik vendosen vetëm me votën e lirë të qytetarëve në zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›