E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat dhe sistemi bankar, nuk pati ndërprerje të shërbimeve, mbetet efekt psikologjik

Ngjarjet e ditëve të fundit kanë efekt psikologjik, por nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin financiar dhe atë bankar, duke sjellë pasoja minimale në aktivitetin e bankave tregtare, deklaron eksperti i sektorit bankar, Elvin Meka.

“Për vete se si e menaxhojnë bankat këtë rrezik, nuk kanë më mirë të themi si strukturën e shërbimit, pra në formë madhore. Çfarë duhet të bëjë të kostos ekstra për riparimin dhe riparimin e bankomateve. Kosto të tilla janë aktivitete të absorbueshme nga i vetë bankave.”

Meka thekson se zëvendësimi i plotë i shërbimit fizik me atë digjital brenda 24 orëve nuk është i thjeshtë, por nënvizon se shërbimet bankare nuk u ndërprenë në asnjë moment.

“Ajo që është e rëndësishme që është dhe që besoj është që shkalla e dëmit ose e saj është krijuar tepër e vogël dhe është e papërfillshme në raport me kostot që përllogarisin bankat në raste të tilla.”

Sa i përket mbulimit të dëmeve, Meka shprehet se bankat kanë detyrim ligjor të sigurojnë operacionet dhe aktivitetin e tyre.

“Ka raste në raste të caktuara që mund të jetë dhe buxheti i shtetit si problemet e kompanive publike të kompromentuar në një farë mënyre mund të ketë  vetëm mund të ketë mund të lindi një material për jo thjesht moral por dhe paguar nga buxheti I shtetit. Megjithatë besoj ë mund të kemi një miks të dy formave.”

Bilanci i dëmeve materiale nga sulmet gjatë protestave në Tiranë shkon në 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›