E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat e PD, Berisha nuk përjashton instalimin para Kryeministrisë: 20 shkurti, dita e guximit të çdo qytetari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar se opozita po shqyrton  mundësinë e instalimin të protestuesve para selisë së Kryeministrisë.

 Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, Berisha tha se ende forumet e PD-së nuk kanë vendim për këtë formë reagimi.

“Ne kryengritjen nuk e ndërpresim kurrë pa rrëzuar narkoshtetin. Dhe ideja juaj që mos largimi nga sheshi për rrëzimin e narkoshtetit, është absolutisht ideja më e drejtë. Në momentin më të parë që qytetarët të vendosin gjerësisht në këtë drejtim, ajo do të jetë dhe faza përfundimtare e fitores sonë”, tha Berisha.

Berisha theksoi vijimin e aksionit kundër qeverisë, ndërsa protesta e radhës do të jetë në 20 shkurt.

“20 shkurti është një ditë për çdo qytetar shqiptar. Është një ditë për ndërgjegjen e çdo shqiptari, është një ditë për guximin e tij. Është një ditë shprese. Në qoftë se shohim, çfarë ishte 10 shkurti? Ishte disa e shpresës së shqiptarëve. Ishte dita që tregoi se, shqiptarët përcollën në mbarë botën revoltën e tyre, vendosmërinë e tyre për të mos u pajtuar me regjimin e tyre. Ndaj ju ftoj në 20 shkurt, të gjithë në Tiranë në rrugët dhe sheshet e saj”, theksoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›