Protestat e dhunshme, Berisha: Rama e sulmon që t’i ulë mbështetjen! Paketa fiskale, kreu i PD: S’do të ketë reflektim te çmimet! Nga Kuvendi më përjashtuan se kanë frikë

Qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për mercenarë nga Spanja të paguar për dhunë në protestën në Tiranë, dhe financimi dhe orkestrimi i tyre nga forca të huaja, për kreun e PD-së, Sali Berisha, kanë një qëllim:
“Vetëm e vetëm që të mund t’i jepte ngjyra me të cilat ajo nuk mund të kishte asnjë mbështetje. Askush në Evropë dhe në botë nuk i besoi akuzat e tij për ANTIFA. Jo! Lëvizje studentore kundër korrupsionit, kundër vjedhjes së zgjedhjeve, kundër mbrojtjes së korrupsionit të Lubi Ballukut dhe vetes së tij”, tha Berisha.
Vetë thotë edhe një herë hapur se e mbështet protestën.


“T’i japim një mesazh qeverisë se studentët kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë dhe mburojën e plotë të shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.
Paketa fiskale e prezantuar nga qeveria, sipas kryetarit të Partisë Demokratike, nuk do të reflektojë ulje të çmimeve të produkteve.
“Në paketën e tij famëzezë ai rrit TVSH-në e përgjithshme, siç tha vetë, me 21 përqind duke shkaktuar kështu një rritje të përgjithshme të çmimeve. Ai njoftoi se do të ulë TVSH-në për 50 e sa mallra të cilat përbëjnë mallrat bazë.. Pse hipokrizi totale? Sepse në të njëjtën kohë të gjitha dyqaneve ku blihen këto mallra u ul pragun e TVSH dhe i fut në TVSH. Paketa do të shkatërrojë qindra mijëra biznese, do të largojë nga Shqipëria me dyfishimin e dividendit, ishte 8 e bëri 15, dhe e bëri pa asnjë konsultim”, tha Berisha.
Reagimin e kërkoi edhe nga bizneset.
“I ka trajtuar si një sulltan mesjetar në mënyrë të pabesë, të papërgjegjshme”, u shpreh kreu i PD.
Për përjashtimin e tij për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, e komentoi si frikë të mazhorancës prej tij e PD.
R.Xh / P.J
R.Xh
Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★


Lajme të tjera
-
Bizneset kritika për Paketën Fiskale: Është bërë pa konsultim! TVSH-ja 6% për ushqimet mund të ulë çmimet deri në 8% (VIDEO)
30 Tetor, 21:37 -
Projektbuxheti 2027, ku shkojnë paratë dhe a është social? Ekspertët: Është ambicioz, por i pakonsultuar! Sipërmarrja kundër paketës fiskale e rishikimit të taksave
30 Tetor, 21:23 -
'Nuk pati asnjë takim', Departamenti amerikan i Drejtësisë përgënjeshtron Berishën për takimin me kryeprokurorin Todd Blanche: I kërkuan një foto në hollin e hotelit!
30 Tetor, 19:28 -
Të miturit në protestat e dhunshme, Gogu propozon masa për fëmijët që shoqërohen nga policia: Shteti nuk i lë vetëm edhe kur ai ka gabuar
30 Tetor, 19:28 -
Protestat e dhunshme, Korreshi akuza: Grahmat e fundit të pushtetit, sillet si diktaturë! Përgënjeshtron ‘maskat’ brenda PD, deputeti: E hapur për të gjithë
30 Tetor, 19:23 -
Investigimi i Mother Jones: Si po përpiqet Fatmir Mediu të përdorë lidhjet me republikanët në SHBA për 'Gërdecin', bashkë me Berishën dyshohet se ndihmuan në mbledhjen e fondeve për Ken Paxton
30 Tetor, 19:10 -
Avokati i Popullit: Policia të mos përsërisë shkeljet ndaj të miturve në protestë
30 Tetor, 18:59 -
Kreshnik Spahiu: 10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta
30 Tetor, 18:14 -
‘Të miturit në protesta, shqetësuese’, Rama: Konsultim për kufizim të rrjeteve sociale! Nga 2027, në shkollë deri në 17:00! Po himnizohet dhuna
30 Tetor, 17:48 -
Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Qëndroni vigjilentë, shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare
30 Tetor, 17:20 -
Eduard Zaloshnja: Barra fiskale 2025! Shqipëri dhe Mali i Zi
30 Tetor, 17:06 -
Tymueset e flakadanët në Kuvend, Ina Zhupa: PS e meritonte! Studentët kanë 'ngrënë' gaz lotsjellës gjithë këto ditë! Ligji për BSH, precedent i rrezikshëm
30 Tetor, 16:36