E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, mbyllet Ambasada e Izraelit

Ambasada e Izraelit njofton se është mbyllur për shkak të protestave që po zhvillohen në Tiranë.
Protestuesit kaluan edhe në rrugën e Kavajës, aty ku ndodhet zyra e delegacionit të ambasadës.

Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata.

Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi të kontaktoni numrin e telefonit të emergjencës së Ambasadës.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të mëtejshëm, sipas nevojës.

Ambasada e Izraelit në Tiranë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›