E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e levizjes Zaptimi i Uoll Stritit ne Kaliforni

Protestuesit e perfshire ne levizjen Zaptimi i Woll Stritit pritej qe te marshonin neper rruget e Oaklandit ne Kaliforni sot duke bere thirrje per nje greve te pergjithshme e cila do te sillte paralizimin e tregetise ne qytet.

Protestuesit iu kane bere thirrje njerezve qe te qendrojne neper shtepite e tyre ose te lene shkollat apo punen sot e tu bashkoheshin atyre neper rruget e qendres se Oaklandit. Marshimi i tyre pritet te jete edhe ne portin e qytetit i cili eshte nje pike e rendesishme per futjen e mallrave te huaja ne Shtetet e Bashkuara.

Nuk eshte e qarte se sa njerez i jane bashkuar greves.

Oaklandi u vendos ne vemendjen kombetare javen e kaluar kur policia nisi te largonte dhjetra protestues nga nje shesh perpara bashkise se qytetit. Kjo ngjarje u shoqerua me dhune e si pasoje nje protestues veteran i luftes ne Irak u plagos rende.

Te premten policia ne Nashville arrestoi rreth 30 protestues pasi shkelen rregullin e kufizimit te levizjes gjate oreve ne nates ne sheshin publik ku ishin grumbulluar. Ata u liruan nje dite me pas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›