E Martë, 3 Nëntor 2026

Protestat në Bangladesh kundër kryeministrit shoqërohen me mbi 90 të vrarë

Protestat kundër sistemit të kuotave të punës në Bangladesh janë shndërruar në një lëvizje të gjerë antiqeveritare, e cila raportohet t’u ketë marrë jetën dhjetëra personave.

Të paktën 91 të vrarë, mes tyre edhe 13 oficerë policie, është bilanci i raportuar nga policia dhe doktorët e kryeqytetit Daka pasi mijëra protestues dolën dje në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sheik Hasina (o. Sheikh).

Përballë protestuesit qëndruan policët të armatosur me gaz lotsjellës dhe granata tymuese. Një rajon policie në Enajetpur u bastis nga protestuesit.

Prej muajit korrik, demonstratat nisën me studentët, të cilët u ngritën kundër një vendimi të qeverisë për të vendosur vendet e lira për punë në shtet.

Deri tani 30 për qind e vendeve në qeveri janë caktuar për familjet e veteranëve që luftuan për pavarësinë e Bangladeshit kundër Pakistanit në vitin 1971. Gjykata e Lartë e uli sistemin e kuotave në 5 për qind, nga të cilat 3 për qind shkojnë për të afërmit e veteranëve të luftës.

Ndërsa muajin e kaluar u raportuan 200 të vrarë, autoritetet  bangladeshase kanë bllokuar aksesin në internet dhe kanë shpallur shtetrrethimin nga ora 6 e pasdites, me urdhrin për të qëlluar këdo që e shkel atë.

Rreth 11 mijë persona janë arrestuar në javët e fundit. Protestuesit kanë bërë thirrje për mosbindje civile, që qytetarët të mos paguajnë taksat dhe faturat e ujit dhe energjisë elektrike, dhe të mos paraqiten në punë të dielën.

Qeveria, ndërkaq, ka shpallur ditë festash nga e hëna deri të mërkurën. /AJ

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›