Protestat në Mianmar, të paktën 44 protestues të vranë

Të paktën 44 protestues u vranë të Dielën ndërsa forcat e sigurisë goditën demonstratat pro-demokracisë, duke çuar në 120 numrin e viktimave që nga grushti i shtetit, sipas grupit të monitorimit të Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP). Që prej puçit ushtarak të 1 shkurtit, dhjetëra-mijëra qytetarë në Mianamar po kërkojnë rikthimin e qeverisë civile. Televizioni shtetëror tha se edhe një polic është vrarë. Protestat e 14 marsit, shënojnë një nga ditët më të përgjakshme në Mianmar që prej puçit ushtarak. Videot e publikuara në mediat sociale shfaqën turmat e njerëzve duke ikur nga forcat e rendit, teksa dëgjoheshin edhe të shtëna me armë. Një ditë më parë, katër protestues u vranë në Mandalay – qytetin e dytë më të madh në Mianmar – dy protestues u vranë në Pyay dhe një në Tuante. Kombet e Bashkuara kanë thënë javën e kaluar se në Mianmar – që njihet ndryshe edhe si Birmani – të paktën 70 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë, që prej se ushtria mori kontrollin më 1 shkurt. Më 13 mars, ushtruesi i kryetarit të qeverisë civile të Mianmarit, i cili gjendet në lokacion të panjohur, Mahn Ëin Khaing Than tha se shteti po kalon nëpër “momentin më të errët”.