E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat paralizojne Francen

Presidenti francez Nicolas Sarkozy insiston se ai do te vijoje me reformat per pensionet pavareisht edhe nje tjeter dite grevekombetare. Gjate oreve ne vijim pritet intensifikimi i protestave ne France te cilat jane nxitur nga planet e qeverise per te rritur moshen e pensionit nga 60 ne 62 vjec.

Protestat do te mbahen ne mbi 200 qytete e qyteza te Frances gje qe pritet te shkaktoje nderprerje te metejshme te trafikut ajror hekurudhor pezullim te mesimit dhe bllokim ne fusha te tjera te jetes. Rafinerite e naftes jane mbyllur per nje jave e per pasoje qindra pika furnizimi kane mbetur pa karburant.

Nje dite me pare rreth 1 500 pika karburanti mbeten pa lende djegese dhe jane drejt mbylljes pasi procesi i furnizimit me karburant eshte goditur nga grevat kunder reformes se pensioneve.

Bllokada e rafinerive ka hyre tashme ne diten e tete. Te gjithe te prekurit nga mungesa e lendeve djegese megjithe veshtiresite mbeshtesin grevat e sindikatave. Shoferet e kamioneve jane grupi i fundit qe i bashkohet grevave te punetoreve franceze ne kundershtim te planit te qeverise per te reformuar sistemin e pensioneve. Ata ndermoren protesta te ndryshme mes te cilave edhe ecja me shpejtesi te ulet ne autostradat afer Liles Parisit dhe Lionit duke shkaktuar nje gjendje kaotike ne keto autostrada.

Reforma e pensioneve parashikon qe mosha e pensionimit te rritet nga 60 ne 62 vjec per kategorite e pensionit minimal dhe nga 65 ne 67 per kategorite e pensionit maksimal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›