E Martë, 3 Nëntor 2026

Protestat pas vrasjes së pengjeve nga Hamasi, Netanjahu kërkon falje për vdekjen e tyre

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu (Netanyah) ka kërkuar falje për dështimin në kthimin e gjashtë pengjeve të gjetur të pajetë në Gaza.

Deklarata e Netanjahut erdhi pas shpërthimit të protestave nga familjarët e të ndjerëve.

Presioni u rrit gjithashtu ndërkombëtarisht pasi Britania e Madhe pezulloi disa shitje armësh në Izrael, duke përmendur rrezikun e përdorimit të pajisjeve për të shkelur ligjin ndërkombëtar.

Por kryeministri izraelit pati një ton sfidues, duke këmbëngulur se trupat e tij duhet të kontrollojnë Korridorin Filadelfi të Gazës (një rrip toke i rëndësishëm strategjik i cili është një pikë pengese në negociatat me Hamasin).

Mijëra izraelitë dolën në rrugë të hënën (2 shtator) në protesta të reja të thirrura nga familjet e pengjeve për të shprehur zemërimin e tyre për dështimin e Netanjahut për të kthyer në shtëpi të dashurit e tyre pas pothuajse 11 muajsh.

Times of Israel raportoi se policia po përdorte një agresion të konsiderueshëm ndaj protestuesve, duke përfshirë këtu dhunën ndaj tyre.

Gjithsej 97 pengje mbeten të pagjetur pasi u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›