Protestat, rritet numri i efektivëve të policisë që përfitojnë shpërblim

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në vendimin për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët janë përballur me akte dhune gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet, duke rritur numrin e përfituesve dhe fondin financiar.
Sipas vendimit, numri i punonjësve të policisë që do të përfitojnë shpërblim rritet nga 2750 në 2821 efektivë, pra 71 përfitues më shumë.
Ndryshime janë bërë edhe në fondin e përcaktuar për shpërblimet. Shuma prej 740,080,000 lekësh është rritur në 759,187,520 lekë, duke shënuar një shtesë prej 19,107,520 lekësh.
Shpërblimi për çdo efektiv të përfshirë në protestë do të jetë 269 120 (dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet) lekë.
Vendimi është marrë me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe në mbështetje të legjislacionit për menaxhimin e sistemit buxhetor, buxhetin e vitit 2026 dhe Policinë e Shtetit.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
/m.q/r.e/a.f/