E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë edhe në Vlorë, studentët dhe qytetarët nisin marshimin

Ka nisur edhe në qytetin e Vlorës protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe të rinj dhe qytetarë të qytetit.

Protestuesit janë nisur nga zona e Skelës, pranë Universitetit “Ismail Qemali”, dhe po marshojnë përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, në drejtim të qendrës së qytetit.

Protesta po vijon e qetë, ndërsa studentët dhe të rinjtë pjesëmarrës kanë artikuluar kërkesa politike, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›