E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protestë kundër HEC-eve, banorët kundërshtojnë projektet. Kompania: Nuk dëmtohet mjedisi

Banorët e fshatrave të Njësisë Administrative të Kaçinarit në Mirditë dolën sërish në protestë kundër ndërtimit të katër hidrocentraleve në zonë, duke shprehur shqetësimin për pasojat e mundshme në mjedis dhe jetesën e tyre. Të mbledhur në Qafë Vorrez ku është vendosur kantieri i firmës konçensionare, qytetaret mbanin pankarta dhe brohorisnin kundër projekteve që, sipas tyre, rrezikojnë lumenjtë dhe burimet ujore të zonës.

Banorët kërkojnë largimin e makinerive të kompanisë nga zona e Kaçinarit, pasi janë të vendosur në rezistencën e tyre kundër zbatimit të këtyre projekteve.

Lejet për ndërtimin e katër HEC-eve në zonën e Kaçinarit në Mirditë janë dhënë në vitin 2019-të dhe janë rinovuar sërish komfor ligjit. Prej disa ditësh mjetet e kompanisë konçesionare kanë zbarkuar në terren, fillimisht në rehabilitimin e rrugës dhe kryerjen një sërë investimesh të tjera në zonë komfor kontratës së lidhur me Bashkinë të cilat kapin vlerën e 1.5 milion eurove, e më pas do të vijohet me ndërtimin e HEC-eve që sipas kompanisë nuk cenon mjedisin dhe burimet ujore, por i jep zhvillim Kaçinarit, duke ndihmuar në ekonominë e banoreve dhe zhvillimin e turizmit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›