E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë kundër resortit turistik, banorët në Rrjoll përplasen me policinë: Tokën e kemi me certifikatë, po na e grabitin

Leja për ndërtimin e një resorti në Rrjoll të Velipojës ka sjellë përplasje të forta  mes banorëve të zonës dhe policisë.

Banorët kundërshtojnë këtë projekt duke pretenduar se po u grabitet prona, për të cilën thonë se e kane me certifikata pronësie.

“Këtu ka filluar zaptimi i tokës nga firma fantazmë, leja nuk është në fletoren zyrtare, ne jemi këtu sot, por neser nuk do jemi paqësor. Ne do mbrojmë tokën nga këta horra.  Ne kemi bërë kallëzim në spak që në mars. Asnjë fadrom nuk do të punojë pa lejen tonë në tokën tonë”, tha një banor. 

 “Na kanë ardh si ujqit për të marrë tokën, ne jena në tokë tonë. Deri në fund protesta, dy dur për një krye janë. Na marrin e na çojnë ne në komisariat”, u shpreh një tjetër. 

“Po na marrin djemtë e po na i fusin në polici. Janë tokat tona, po punojmë e këta po na i marrin”, tha një tjetër banor. 

Për disa orë, banorët mbajtën të bllokuar rrugën shëngjin velipojë, dhe pas rezistencës për të mos u larguar policia nisi shoqërimin e tyre

Projekti, në fjalë parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh në zonën ranore pranë Velipojës. Sipas dokumentacionit të planit zhvillimor, masterplani përfshin 33 struktura akomoduese dhe shërbimi me 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, një strukturë hoteli, si edhe disa struktura social-kulturore. Totali i sipërfaqes së ndërtimit mbi tokë parashikohet të jetë mbi 400 mijë metra katrorë.

Sipas përshkrimit të projektit, kompleksi synon të ofrojë funksione të ndryshme turistike dhe shërbime për vizitorët./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›