E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protestë në Gaza kundër Hamas, mijëra palestinezë kërkojnë t’i jepet fund luftës me Izraelin

Mijëra palestinezë  janë bërë bashkë duke protestuar në Gazën veriore me thirrje kundër grupit militant Hamas.

Me parulla në duar të shkruara në anglisht e arabisht, palestinezët kërkojnë largimin e Hamasit dhe dhënies fund të luftës me Izraelin.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale shfqen pankarta me shkrimet “Duam të jetojmë në paqe” apo “Ndaloni luftën”.

Protestuesit kryesisht burra e të rinj marshuan në Gazën veriore që është edhe zona më e shkatërruar nga lufta e Izraelit e nisur që në 7 tetor të vitit 2023 kur Hamasi sulmoi përtej kufirit.

Reagimi i palestinezëve kundër Hamasit vjen një javë pasi Izraeli rinisi sulmet në Rripin e Gazës duke i dhënë fund armëpushmit rreth dy mujor.

Kryeministri  Netanjahu kërcënoi këtë të mërkurë se ushtria do të pushtojë Rripin e Gazës nëse Hamasi nuk liron pengjet e mbetura izraelite.

Nga ana tjetër, Hamasi tha se sulmet izraelite mund të vrasin pengjet, gjë që ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Që nga thyerja e armëpushimit autoritetet në rripin e Gazës thonë se janë vrarë 800 persona, ndërsa që nga nisja e luftës më shumë se një vit e gjysmë më parë, shifrat kanë shkuar në mbi 50 mijë viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›