E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protestë në Pajovë për rrugën, banorët e zonës dhe fëmijët kërkojnë vendosjen e sinjalistikës

Një javë nga ngjarja e rëndë ku një fëmijë vetëm 8 vjeç humbi jetën pas përplasjes së dy mjeteve në aksin Elbasan-Peqin familjarë dhe banorë të zonës u ngritën në protestë.

Pranë vendit ku ndërroi jetë i biri, Flamur Tabaku kërkoi drejtësi për jetën e humbur të djalit.

Në mënyrë simbolike banorët e Pajovës bllokuan rrugën dhe kërkuan vendosjen  e sinjalistikës që do të kufizonte shpejtësinë dhe do të kthente te ta qetësinë.

Edhe pse në orar mësimi, disa fëmijë iu bashkuan protestës. Ata thanë se ndjehen të frikësuar të dalin nga shkolla.

8-vjeçari po qëndronte në anë të rrugës në trotuar, kur një automjet tip “Volkswagen” u përplas me një automjet tip “Audi” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, një prej makinave përfundoi jashtë rruge, duke përplasur vogëlushin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›