Protestë para Parlamentit, minatorë dhe ish-minatorë kërkojnë njohjen e statutit dhe rritje të pensionit

Minatorë dhe ish-minatorë janë ngritur në protestë para Parlamentit ku kërkojnë njohjen e statutit dhe rritje të pensionit.
Ata kërkojnë miratimin e ligjit për minatorët, ndërsa shprehet se po humbin punën çdo ditë për shkak të mungesës së kushteve.
Protesta po shoqërohet dhe me përplasje verbale mes minatorëve dhe efektivëve të policisë.
Protesta po mbahet para Parlamentit, teksa pritet të nisë seanca plenare.
/rtsh.al/