E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesi humb ndjenjat nga gazi lotsjellës, ambulanca çan turmën te Rruga e Durrësit

Një ambulancë ka hyrë mes protestuesve në hyrje të Rrugës së Durrësit, në Tiranë, për t’i ardhur në ndihmë një prej pjesëmarrësve në protestë.

Sipas informacioneve paraprake, protestuesi nuk është ndier mirë pas ekspozimit ndaj gazit lotsjellës dhe i ka rënë të fikët.

Ambulanca ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa protesta vijon mes tensioneve dhe përdorimit të gazit lotsjellës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›