E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit, ‘JO’ deputetëve të PD/ Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot

schedule14:35 - 31 Tetor, 2026

Për analistin Arben Meçe përplasja e protesuesve sot para Ministrisë së Arsimit, ishte e pritshme, ndërsa ata larguan deputetët e PD nga sheshi i protestës.

Për ABC News Meçe tha se ajo pjesë e studentëve që rezistoi edhe pse i etiketoi si linjë që Qorit e Shehajt, duhet falenderuar, pasi sic tha ai evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot.

“Kam deklaruar se nëse deri tani në protestë të PD janë aktivë por të padukshëm, në shtator me studentët Berisha do ta vjedhë këtë protestë. Dy ditë më parë, Berisha shpalli armiq krahun tjetër dhe sot pritej që protesta të merrte identitetin e vet që ishte e PD. Gjithë lëvizja sot, nga selia e PD, te kryeministria dhe më pas vjedhja e protestës së studentëve është strategji e pritshme.
Ajo që na suprizoi është rezistenca e studentëve. Në këtë moment, pavarësisht se e kam thënë që pjesa e studentëve është pjesa e Qorit dhe Shehajt, që praktikisht sot janë pjesa e studentëve që po rezistojnë, pavarësisht kësaj duhet falenduar, për të evidentuar falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot.

Sot në atë përplasje u ndeshën 2 teza. Teza e pretenduar e studentëve për largimin e kastës së vjetër, pra edhe të Saliut edhe Ramës dhe teza tjetër ajo e Berishës për marrjen e pushtetit me ato metoda që u ekspozuan ditën e shtunë” u shpreh Meçe. “Bashkëpunimi i tyre ishte deri kur u diskretitua koalicioni antishqiptar në këto protesta, Pra koalicioni i Antifas me Berishën, si linjë ruso serbe në Shqipëri, të dyja u bashkuan në një pikë, u diskretituan dhe nga ky moment filloi ndarja e tyre”, -theksoi më tej ai. Mënyra e vetme që ata të vazhdojnë është që Berisha të ketë linjën e vet që ka nisur, do jetë linjë e konfliktit të dhunshëm. Pjesë tjetër do vijojë me thirrjet Rama burg Saliu në burg’ tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›