E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit bllokojnë rrugën me kazanët e plehrave, i vendosin para policisë dhe u vënë flakën

Protestuesit kanë nisur aksionin e tyre para Ministrisë së Arsimit.

Disa qytetarë, kanë bllokuar rrugën me kazanët e plehrave dhe i kanë vënë flakën, ndërsa i kanë pozicionuar para kordonit policor.

Protestuesit u kanë bërë thirrje efektivëve të heqin kapelet dhe të bashkohen me ta.

Pas këtyre veprimeve, policia ka bërë thirrje për ndalime të veprimeve të dhunshme.

“Të nderuar qytetarë, ndaloni veprimet e dhunshme”, ishte thirrja e policsë.

Policia ndodhet në gatishmëri me autobotet e ujit, për t’i përdorur në rast se do të ketë përshkallëzim të situatës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›