E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit e PD largohen nga Drejtoria e Policisë, vijojnë marshimin në rrugë

Protestuesit e PD-së, të udhëhequr nga Sali Berisha dhe zyrtarë të tjerë të lartë, janë larguar nga Drejtoria e Policisë për të vijuar marshimin e tyre në drejtim të institucioneve të tjera.

Kujtojmë që marshimi i sotëm nisi nga Kryeministria, ku nuk pati asnjë incident.

Ndërkohë, më pas protestuesit u drejtuan për te godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku pati një incident me uniformat blu.

Pas shtyrjeve fizike dhe hedhjes së gazit, protestuesit u tërhoqën për të vijuar më tej marshimin në drejtim të institucioneve të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›