E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit!

Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë përdorur llastiqe kundër efektivëve të policisë.

Uniformat blu u kanë bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjnë.

Policia po qëndron ne gadishmëri, pranë Ministrisë së Arsimit qëndrojnë dy makina ujëhedhëse.

Ngjarja vjen në vijim të protestës ku të pranishëm kanë qenë studentë dhe simpatizantë të PD-së, të cilët kanë pasur edhe përplasje.

Protestuesit e maskuar shkulën pllakat dhe goditëm me gurë, teksa Policia me forca dhe autobot u përgjigjën duke i shpërndarë.

Protestuesit sfiduan edhe Aktin Normativ për maskat, zjarrin dhe gurët ndaj Policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›